“Tentoi të vriste Obamën”, dënohet i riu

21-vjeçari, Oscar Ortega-Hernandez, nga shteti amerikan i Idaho-s, përballet me 17 akuza ku përfshihet edhe dëmtimi i Shtëpisë së Bardhë dhe sulmi me armë të rrezikshme.
Ai u vlerësua se është mendërisht i aftë të dalë në gjyq teksa është mbajtur në kujdestari që prej arrestimit.
Kur i riu qëlloi në drejtim të Shtëpisë së Bardhë në muajin nëntor, as Presidenti Obama dhe as bashkëshortja e tij nuk ishin aty. Ata ishin në Kalifornia.
Ortega-Hernandez u arrestua në Pensilvani, pak ditë pasi kishte shtënë në drejtim të Shtëpisë së Bardhë me 11 nëntor 2011.
Avokati i tij pretendon se Ortega nuk është fajtor për të gjitha akuzat. Nëse provohen të gjitha akuzat me të cilat i riu përballet, ai mund ta kalojë jetën pas hekurave./Start/F. P/
2012-01-17 21:38