E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, goditje e mafias në Selanik, në pranga 47 vetë

SELANIK - Bankierë, avokatë, policë në pension dhe një gazetar i njohur, i cili ka punuar në ET3 në Selanik, gjithësej 47 vetë, janë arrestuar nga policia, të akuzuar për përfshirje në katër organizata kriminale.

Të pandehurit janë të përfshirë në raste të pastrimit të parave, grabitje, mashtrime, shantazhe, korrupsion pasiv, sjellje të keqe etj.
Nga aktivitetet e paligjshme të organizatave kriminale, shteti i është privuar nga dhjetëra milionë të ardhura.

Operacioni i përfunduar mbrëmë është shtirë në disa muaj derisa policia ka gjetur anëtarët e grupeve të 4 organizatave kriminale, rolet dhe marrëdhëniet hierarkike, metodat e përdorura, numrin e njerëzve të cilëve u janë huazuar shuma të ndryshme parash, individë dhe biznese, pronarët e të cilëve janë mbajtur peng ose u është bërë shantazh në këmbim të parave.

Operacioni i policisë vazhdon me hetimet në shtëpi, apartamente dhe vende të tjera në Selanik, Halkidiki dhe Serres.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›