E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërprerjet e energjisë për shkak të mbingarkesës

Shkak sipas CEZ Shpërndarje, bëhet mbingarkesa në rrjet. Kështu, për shkak të mbingarkesës në nënstacionit të Sharrës, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar prej CEZ Shpërndarje të kryej stakime të alternuara për Kombinatin, Yzberishtin, Ndroqin, Vaqarr dhe Mëzez.

Gjithashtu, mbingarkesa e nënstacionit të Sharrës rëndon nënstacionin e Selitës dhe e detyron CEZ Shpërndarje të kryej ndërprerje të alternuara për Selitën, Saukun, Kodrën e Diellit dhe bllokun Vasil Shanto. Mbingarkesë ka edhe linjën 110kv Fierzë-Fushë Arrëz dhe për këtë arsye, OST ka kërkuar stakime të alternuara për Kukesin, Hasin, Fushë Arrëzin dhe Pukën.

Për shkak të mbingarkesës së nënstacionit rajonal 220kv Tirana, të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë ndërprerje të alternuara në rrethinat e Tiranës, Laçit, Mamurrasit, Fushë Krujës dhe Krujës.

Ndërprerje të alternuara, për shkak të mbingarkesës në linjën 220 kv të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë edhe për periferitë dhe fshatrat e Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës. CEZ Shpërndarje thekson se ndërprerjet e mësipërme janë si rrjedhojë e mbingarkesës së rrjetit të Operatorit të Shpërndarjes. /Start/

                                                                                             2012-01-18 08:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›