E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tërhiqet” sërish Topalli

Në seancë, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, tha se shtyhet sërish miratimi i ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative.

Miratimi i këtij ligji kërkon shumicë të cilësuar në Parlament prej 84 votash të deputetëve, çka është e domosdoshme edhe dhënia e votave të opozitës. Zonja Topalli paralajmëroi një ditë më parë se në agjendën e sotme të punimeve të Kuvendit ishin edhe ligjet që kërkojnë 84 vota, por opozita lajmëroi se nuk do të jepte votat e saj.

E gjendur përballë kësaj situate, kryeparlamentarja ka vendosur sërish shtyrjen e miratimit të ligjit për Gjykatën e Administrative që qëndron të paktën dy vite në sirtarët e Kuvendit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-13 10:27
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›