E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Raporti i ODHIR, gurë themeli për zgjedhje në binarë

Kryetari i PS-së, Edi Rama e falënderoi edhe njëherë zotin Stonestreet për raportin e qartë të OSBE/ODHIR-it mbi zgjedhjet, sidomos ato në Tiranë, si edhe për rekomandimet e vlefshme të bëra në këtë raport.

“Ky raport është një gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur, që ndryshe nga raporti i vitit 2009 ndikoi pozitivisht në uljen e tensionit politik me objektivitetin e me qartësinë e tij. Partia Socialiste e konsideron raportin tuaj një ndihmë të çmuar dhe një pikë referimi solide për një reformë që t’i japë fund deformimeve të papranueshme zgjedhore”, tha kreu socialist, Rama. 

Nga ana e tij shefi i misionit ndërkombëtar të vëzhgimit vuri theksin tek domosdoshmëria e një sërë rregullimesh ligjore si edhe e krijimit të kushteve për rritjen e besimit të njerëzve tek zgjedhjet përmes një kulture politike që ta bëjë të mundur një gjë të tillë.  Ai shprehu gatishmërinë e misionit për të dhënë ndihmesën e vet në procesin e reformës zgjedhore, duke uruar që palët do t’i qëndrojnë vlerësimeve të bëra për raportin përmes një angazhimi konkret në adresimin e problematikave të tij. /Start/

                                                                                             2011-09-13 15:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›