Bashkia e Tiranës e hapur për projektet gjermane
Kryetari i Bashkisë i kërkoi Bankës gjermane për Zhvillim që të fokusohen më shumë në Tiranë dhe në projektet e zhvillimit të qytetit, kryesisht në ujësjellës kanalizime dhe në riciklimin e mbetjeve.
Përfaqësuesit e KFW shprehën gatishmërinë për të orientuar projektet e tyre në Kryeqytet dhe vlerësuan projektet që ka kryetari i Bashkisë për qytetin. Po ashtu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti dje deputetin gjerman të landit të Shtutgartit Roderich Kiesevetter. Kryebashkiaku e njohu deputetin gjerman me planet dhe projektet e Bashkisë në fushën e infrastrukturës, planin urbanistik, çështjet e transportit, etj.
Deputeti Kiesevetter shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me atë të Shtutgartit, me një marrëveshje binjakëzimi, si dhe shprehu vullnetin për të informuar komunitetin e biznesit atje në lidhje me mundësitë që ofron Tirana. /Start/
2011-09-13 14:45