KiE I drejte numerimi i fleteve te votimit te hedhura ne kutine e gabuar
Këshilli i Europës ka vlerësuar si të drejtë numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuar nga qytetarët.
Në raportin e përpiluar nga bashkë-raporterët e Këshillit të Europës Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, thuhet se pavarësisht kundërshtive, praktika europiane flet se asnjë pengesë administrative nuk mund të pengojë numërimin e çdo vote.
Në analizën e tyre, bazuar nga informacionet e mbledhura në vendin tonë, dy raporterët theksojnë se kjo tezë u mbështet dhe u respektua nga Kolegji Zgjedhor, në vendimet që morri.
Dy raporterët theksojnë në raportin e tyre se do të dukej që heqja e së drejtës së votimit të një votuesi për gabime rigoroze administrative do të binte ndesh me standardet.
Dy raporterët e Këshillit të Europës vizituan vendin tonë në një mision fakt-mbledhës nga 30 qershori deri më 1 korrik, ku patën takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
“Në lidhje me vlefshmërinë e votave, Kodi Zgjedhor shqiptar jep një listë të detajuar të kritereve për shpalljen e pavlefshme të fletës së votimit. Duke pasur parasysh detajet dhe kohëzgjatjen e kësaj liste, na u duk se ligjvënësit kishin për qëllim që kjo listë të ishte shteruese. Kjo u konfirmua nga një numër bashkëbiseduesish, të cilët na informuan se komiteti ndërpartiak, që ka hartuar Kodin Zgjedhor, donte të vendoste një listë të qartë të kritereve për shpalljen e votave të pavlefshme, në mënyrë që të mos japin asnjë diskrecion mbi këtë çështje te komisionet e zgjedhjeve, pasi kjo ka qenë burim mosmarrëveshjesh në të kaluarët. Përveç kësaj, sipas standardeve europiane, duhet të ushtrohet kufizim maksimal në lidhje me pavlefshmërinë e votave. Për ne do të dukej që heqja e së drejtës së votimit të një votuesin për gabime riogoroze administrative do të binte ndeshm me kët parim. Argumente të ngjashme janë shprehur nga Kolegji Zgjedhor, kur ai vendosi për çështjen e fletëve të votimit të hedhura gabim. Kjo çështje nuk u ndoq më tej nga PS pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor”
Në pjesën e fundit të raportit përcillen vlerësimet dhe sugjerimet mbi zhvillimet në Shqipëri. Dy raporterët shprehen se është shumë e rëdnësishme që ngërçi politik të mos vijojë të paralizojë procesin legjislativ dhe adaptimin e reformave të nevojshme për vendin, në funksion në integrimit europian.
“Tani është e rëndësishme që të gjitha partitë të punojnë së bashku për të normalizuar situatën dhe të nisin një dialog politik në Parlament mbi prioritetet e vendit. Është e qartë se reforma të tjera në Kodin Zgjedhor janë të nevojshme, ku disa principe dhe procedura në ligjin aktual zgjedhor duhen qartësuar. Kodi aktual zgjedhor u përpilua mbi strategjitë zgjedhore të dy partive më të mëdha në Shqipëri. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të këkrojnë bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias, gjatë punës së reformës zgjedhore”.