E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha fton opozitën: Rezolutë për integrimin

“Unë jam këtu për t’i bërë thirrje opozitës, që së bashku të hartojmë një rezolutë, ku ne të shprehim zotimet tona dhe axhendën tonë për procesin e integrimit, unë pavarësisht nga skepticizmi besoj se opozita qëndrimet e veta nuk i përcakton për hir të qeverisë, por i bazon dhe duhet ti bazojë në programin e saj si forcë politike, por edhe në funksion të qëllimeve të saj”, tha Berisha.

Ai kërkoi angazhim serioz për miratimin e një rezolute për integrimin e vendit, sikurse theksoi “për të provuar sa e sinqertë është opozita në deklaratat e saj”. “Deklaratat e juaja duhet të faktojnë se do punojmë për integrimin janë të vëreteta dhe reale apo bllof i radhës, prej së cilës kërkohet vetëm një gjë, të blihet në kohë, që ti hidhet hi syve të shqiptarëve se ne po themi se do votojmë dhe nuk do votojmë”, shtoi Berisha.

Ai shtoi se opozita nuk mund të vendosë kushte për asgjë, teksa thekson se as mazhoranca nuk do ta bëjë një gjë të tillë. “Sa te jem në qeveri nuk do keni kushte, por përpjekjet për të vendos kushte janë të pa suksesshme. Doni të bashkëpunojmë, jeni të mirëpritur. Çdo ligj shqyrtojeni”, tha Berisha. Ai ftoi opozitën që të sillte kandidaturën për Avokatin e Popullit, e cila do të miratohej bashkërisht.

Pas kësaj, reagoi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili theksoi se dy ministrat e Jashtëm, ai italian dhe grek që erdhën një ditë më parë në Tiranë, kërkonin reforma të thella. “Miqtë nuk erdhën në Tiranë për të zgjedhur Avokatin e Popullit, por për probleme më thelbësore. Prandaj nëse vërtet i besoni kësaj vizite, seriozitetit të Brukselit dhe të dy të dërguarve, atëherë hajde të miratojmë rezolutën që ka dorëzuar opozita. .. Keni impelemtimin e 12 pikave”, tha Ruçi.

Sipas tij“Opozita nuk është garniturë e pushtetit, ti hedhë hi syve të Brukselit, jemi këtu për të siguruar standarde evropiane që Shqipëria të meritojë ftesën për në BE, dhe nuk është këtu për të bërë shurdhin as memecin.”

                                                                                             2011-09-13 11:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›