E Diel, 1 Nëntor 2026

“Udhëtimi” i Berishës nga rrugët e asfaltuara tek teknologjia 3G

Por megjithatë, as këtë ditë nuk ka munguar përmendja e sukseseve të arritura gjatë këtij viti.

Në krah të bashkëshortes, kryeministri Berisha, gjeti rasti të falënderonte stafin për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre, në realizimin e reformave të mëdha, gjatë këtij viti. Në koktej, kryeministri i Shqipërisë nuk harroi të përshëndeste edhe shqiptarët.

“Gjatë këtij viti kemi bërë reforma të gjithanshme, të cilat kanë bërë të mundur që ky vend i vogël, me një ekonomi jo të rëndësishme krahasuar me vendet e mëdha të zhvilluara, në një kohë të krizës më të thella që Evropa ka njohur të performojë, të funksionojë normalisht, të mos njohë krizën dhe të realizojë me ambicie të gjitha objektivat e parashikuara në programin e saj, një vit më parë”, tha ai.

Kryeministri shtoi se dy partnerët kryesorë të Shqipërisë ranë në krizë të thellë, e megjithatë vendi sipas tij, zhvilloi reforma strukturore. Berisha përmendi edhe arritjet e këtij viti, duke veçuar zgjedhjet lokale, që sipas tij, u vlerësuan sipas Kushtetutës duke u numëruar çdo votë.

Një tjetër sukses, ishte edhe censusi, rritja e rrogave dhe pensioneve, projektet e mëdha infrastrukturore, siç është autostrada Tiranë-Elbasan dhe qindra e mijëra kilometra rrugë të tjera në të katër anët e vendit.  Por edhe në fushën teknologjike, shqiptarët duket se nuk kanë mbetur pas, ku për kryeministrin tonë, “Shqipëria renditet në telefoninë mobile në kuotat më të larta në Evropë dhe e vërteta është se telefonia mobile e saj po shkon drejt teknologjive më të avancuara 3G dhe shumë shpejt 4G”. 

Arritjet, sipas Berishës, janë të prekshme në çdo fushë, si në shëndetësi, arsim mjedis, etj. Edhe qëndrueshmëria ekonomike, zuri një vend me rëndësi në fjalën e kreut të qeverisë, duke nënvizuar këtu se vendi e mbylli vitin me një deficit buxhetor sipas parashikimeve prej 3.5 për qind.

E bëmë një ndërhyrje e korrigjim në buxhet, në qershor dhe ajo ndërhyrje e korrigjim u faktua i përpiktë e i saktë dhe nuk u gjendëm para një të papriture. Në parashikimet tona, ne ishim seriozë dhe faktikisht, e mbyllim vitin me parametra të stabilitetit makroekonomik më mirë se shumica dërrmuese e të gjitha vendeve në Evropë. E mbyllim vitin pa rritje të borxhit dhe duke realizuar me plot ambicie projektet e parashikuara”, shtoi më tej.  Në fjalën e kryeministrit zuri vend edhe 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë dhe rritja e banesave në vend. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-29 14:03
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›