E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti kryetari i PS-se sperjashton emrin e Nanos si kandidat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se për garën presidenciale nuk paragjykon asnjë prej kanidatëve, përfshirë këtu edhe liderin historik të socialistëve, Fatos Nanon. Kryesocialisti Rama, në komentet e tij lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ka theksuar se gjithçka duhet parë në funksion të interesit kombëtar. Përmes kësaj deklarate, Rama ka hapur derën një komunikimi politik me mazhorancën për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.
“Unë mendoj që ky nuk është një proces i të marrit vota këtej e andej. Unë mendoj që ku është një proces, që duhet parë përsëri dhe unë e shoh përsëri në funksion të interesit kombëtar, që sot është i njesuar me interesin e integrimit sa më të shpejtë në BE. Na duhet një proces europian. Në radhë të parë ne dëshirojmë të ndërtojmë profilin e Presidentit që i duhet sot vendit, pa paragjykuar asnjë emër, por pa u nisur nga asnjë emër dhe përsëris, edhe pse ka pasur një refuzim banal nga ana tjetër për atë që unë kam shprehur, ne na duhet të shkojmë drejt një Presidenti mbi palët. Duhet një President që të mos jetë shprehje e arrogancës së një shumice shumë të kufizuar numrash, edhe pse Kushtetuta e ndryshuar parasheh që në rast se 3 raundet e para dështojnë, atëherë Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë, por kjo nuk do të thotë që ne harrojmë se fryma e Kushtetutës kërkon një President tërësisht të shkëputur nga intersat e palëve dhe mishërim të interesit kombëtar, të unitetit kombëtar dhe të Kushtetutës dhe të pavarësisë së atij institucioni”
Kryesocialisti Rama ka marrë në mbrojte aktivitetin politik të Presidentit aktual të Republikës, duke thenë se askush nuk mund të mohojë se në mënyrën e tij ishte një President mbi palët. Por, Rama duket se ka harruar reagimin e tij tepër të ashpër, përmes një gjuhe të vrazhdë, të vetë Banmir Topit, kur u zgjodh President verën e vitit 2007, duke thënë se ishte një president i zgjedhur nga korrupsioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›