E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia ofron mbështetje për integrimin

“Republika e Çekisë ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e qeverisë shqiptare, në të gjitha përpjekjet për projektin madhor të integrimit evropian. Në këtë kuadër, Çekia do të mbështesë fuqishëm dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, në periudhën më të afërt gjatë vitit të ardhshëm”, theksoi ai.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve e qeverive dhe u rikonfirmua vendosmëria dhe angazhimi i tyre për të zgjeruar e thelluar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Në këtë kontekst, fusha si ajo e arsimit, shkëmbimet ekonomike e tregtare, por edhe thithja e investimeve apo  projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit u konsideruan si sektorë të rëndësishëm për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. /Start/

                                                                                             2011-12-29 15:58
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›