E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut përshëndet liderin e ri

Kimi mori pozitën qendrore në një shërbim përkujtimor në sheshin kryesor të Phenianit, një ditë pas funeralit të babait të tij.

Kim Jong-man, zyrtarisht numri dy i regjimit, tha para turmës një milionëshe se pikëllimi do u kthehet në forcë “1000 herë më të madhe nën udhëheqjen e komandantit Kim Jong-un”.

Televizioni shtetëror shfaqi pamje ku Kim Jong-uni rrethohej nga zyrtarët më të lartë qeveritarë dhe ushtarakë.
Kjo ngjarje përkujtimore duket se do të jetë kalimi i pushtetit në mënyrë jo zyrtare tek Kim Jong-uni, tha korrespondenti i BBC-së në Korenë e Jugut.

Babai i Kim Jong-unit, Kim Jong-ili, ndërroi jetë me 17 dhjetor në moshën 69-vjeçare. Ai kishte trashëguar pushtetin pas vdekjes së të atit në vitin 1994./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-29 11:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›