OSBE: S’është mirë të ndryshohet shpesh sistemi zgjedhor

Ambasadori Eugen Wollfarth, reagoi pas debateve të fundit mbi formën e sistemit zgjedhor, ku partitë e vogla kërkojnë një sistem proporcional kombëtar, ndërsa kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se sistemi nuk do të ndryshohet, pra do të lihet ai proporcional lokal.
“Gjëja më e rëndësishme është të punohet mbi Kodin Zgjedhor. Diskutimi mbi sistemin zgjedhor hap një nivel tjetër. është shumë e rëndësishme të diskutohet mbi aspektet e Kodit Zgjedhor. Por kjo nuk do të thotë se duhet harruar sistemi zgjedhor. Sistemi u adaptua pas ndryshimit në vitin 2008. Është shumë e rëndësishme të mbahet një stabilitet e të mos kemi ndryshime të shpeshta. Por në të njëjtën kohë është legjitime të diskutohet dhe kur bëhet në Parlament në mënyrën e duhur, kjo mund të bëhet”, theksoi Wollfarth.
Ai shtoi se “i takon partive politike si ta diskutojnë, ku ta diskutojnë dhe në ç'mënyra ta diskutojnë. Përshtypja ime është se tendencat janë për të qëndruar brenda një sistemi legjitim. Por, është përsëri legjitime që të diskutohet”. Pas marrëveshjes midis pozitës dhe opozitës, tashmë është krijuar një komision i posaçëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Komisioni do të marrë parasysh rekomandimet e të gjitha palëve, duke përfshirë edhe ato të partive të vogla dhe ekspertëve të OSBE-së. Gjatë janarit, pritet që komisioni të shkojë drejt konkretizimit të ndryshimeve të bëra në Kod. /S.Lleshi/Start/
2011-12-29 15:37