“Ultimatumi”, Patozi: Fundi i pashmangëm i Ramës
"Kryetari i PS-së i jep ultimatume qeverisë dhe maxhoranës për zgjedhje, të cilat përmbushën standardet kryesore të OSBE-ODIHR, dhe nga të cilat nuk rezultuan prova manipulimi të rezultateve", tha Patozi në një konferencë për shtyp në Kryesinë e Kuvendit, duke shtuar se "motivet e këtij kërcënimi janë të qarta dhe të frymëzuara nga ati i tij shpirtëror Enver Hoxha".
"Thirrja për të përmbysur me forcë rendin kushtetues dëshmon edhe njëherë se është pinjoll i diktaturës komuniste dhe njëkohësisht bos i familjes më të rrezikshme mafioze të vendit, i cili kërkon të dhunojë vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e lira më 28 qershor", theksoi Patozi për mediat.
Ai shtoi se këto veprime të Ramës nuk janë gjë tjetër veçse fundi i pashmangshëm politik i tij dhe i frymëzuesve të tij. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ritheksoi edhe njëherë sot gjatë një konference për shtyp, se "nëse brenda 10 ditëve nuk hapen kutitë e votimit, do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme".