Berisha: 8 dhjetori festa e shembjes së Murit të Berlinit
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kreu i Qeverisë u shpreh se "këtë vit Europa dhe bota festoi 20 vjetorin e rrëzimit të murit të Berlinit, ndërsa në Shqipëri rrëzimi i Murit të Berlinit ndodhi 1 vit më vonë, pasi klika në pushtet ishte e tipit më të egër, më barbare dhe më mizore".
Duke u rikthyer pas në vitin 1990, Kryeministri Berisha u shpreh se "Murin e Berlinit e rrëzuan studentët e Universiteteve të Tiranës që në 8 dhjetor të vitit '90 me demostrata të fuqishme do të determinonin shembjen përfundimtare të Murit të Berlinit"."Nëpërmjet një procesi demokratik ata hodhën në koshin e plehrave të historisë, udhëheqjen staliniste të asaj kohe. Mund të tingëllojë si joreale përpjeka për rikthimin e Murit të Berlinit, por në fakt kjo ndodhi në Shqipëri, kur vetëm në pak muaj janë vrarë në kufijtë e vendit me dhjetra dhe qindra të rinj, për fajin e vetëm se kërkonin të dilnin në botën e lirë", tha Kryeministri.
Dita e Rinisë, (8 dhjetori) sipas Kryeministrit "do të jetë festa e shembjes së Murit të Berlinit në Tiranë, një festë e madhe në të cilën do të marrë pjesë e gjithë Shqipëria". "Kjo do të jetë një festë për aspiratën tonë europiane e cila mori në 16 nëntor 2009, firmën e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Ne festojmë me krenari edhe si vend anëtar i NATO-s", tha Kryeministri Berisha.
Sipas tij "kjo është festa e parë që gjen Shqipërinë dhe shqiptarët me idealin euroatlantik të realizuar". "Ne që shembëm Murin e Berlinit, historia na dha mundësi që të shndërrojmë në realitet këtë ëndërr të madhe. Në 8 dhjetor ideali europian dhe ideali euroatlantik e gjen Shqipërinë më të fuqishëm se kurrë", tha Kryeministri Berisha.
Ai kërkoi që "në këtë ditë feste të përcaktohet edhe horizonti i ri që duhet të kapë vendi deri në 28 qershor të vitit 2013, në të cilin shqiptarët do të votojnë me sa duket edhe njëherë për këtë mazhorancë".
Dita e Rinisë, ( 8 dhjetori) është festa që përkujton ndryshe datën simbol të fillimit të pluralizmit shqiptar. Kjo datë është regjistruar në memorien e kombit dhe në kalendarin historik të Shqipërisë, si fillimi i rënies së regjimit komunist në vitin 1990. Shkak u bënë revoltat e studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilat më pas u shndërruan në një lëvizje të pastër politike që çuan në rënien e komunizmit dhe hedhjen e themeleve të një rendi demokratik.