Mblidhet sot grupi parlamentar i PS-së
Gjatë kësaj mbledhje pritet të marrin pjesë edhe deputetët e rreshtuar në Lëvizjen për Mendim Ndryshe që kanë kundërshtuar vendimin e bojkotit të Parlamentit.
Megjithëse këta deputetët patën deklaruar se do të “thyenin” bojkotin, ende nuk dihet se si do të veprojnë më tej. Kjo mbledhje vjen pas protestave të zhvilluara tre ditët e fundit, të cilat nuk u konkretizuan në një rezultat për kërkesat e partisë më të madhe në opozitë.
Nga ana tjetër, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kërkesat e opozitës janë antikushtetuese dhe se nuk mund të dilet mbi vendimin e gjykatave.