E Diel, 1 Nëntor 2026

“Uragani” Salihi “godet” sërish, këtë herë me penallti

Në përballjen me Shturm Grac, skuadra e shqiptarit fitoi ngushtë me rezultatin 2-1, ku Salihi u aktivizua gjatë gjithë lojës. Në minutën e 89-të, kur rezultati ishte 1-1, skuadra e Rapidit fiton të drejtën e një penalltie, të cilën e ekzekuton sulmuesi shqiptar, që u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren e radhës skuadrës së tij. Ky ishte goli i 10 për Hamdi Salihin në 16 ndeshje të luajtura dhe i pari me penallti.

Me këtë fitore, skuadra e Rapidit ngjitet në vendin e parë duke lënë prapa Salzburgun. Ndeshjen e ardhshme kryeqytetasit do ta luajnë në transfertë përballë kundërshtarëve direktë të Salzburgut.  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›