Grupi H, kalon Çelsi e Porto; Apoel-Atletiko, lufta vijon
Nikolas Anelka ishte njeriu-tripikësh për skuadrën e Karlo Ançelotit në sfidën e luajtur në “Dragao”. Sulmuesi i Kombëtares franceze realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 69-të, duke i dhuruar fitoren kryesuesve të Premier Ligës.
Me këtë tripikësh, Çelsi siguron përfundimisht vendin e parë në grupin H. Po ashtu, është e mbyllur edhe çështja e vendit të dytë, që sigurohet nga Porto (13 pikë Çelsi, 9 Porto).
Megjithatë, ende nuk janë vendosur fatet e këtij grupi, pasi Apoel Nikozia dhe Atletiko Madridi janë ende në lojë për të siguruar vendin e tretë, që të çon në Ligën e Europës. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, spanjollët kanë një pikë më tepër se kampionët e Qipros (3 pikë) dhe pas dy javësh do të presin në shtëpi Porton pa objektiva. Kurse ishullorët do të luajnë në “Stamford Bridge” ndaj Çelsit.