E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet fluksi i pacientëve me A/H1N1 në QSUT

Ai shtoi se çdo ditë në spitalin më të madh në vend, paraqiten 60 raste që shfaqin shenjat e gripit të derrave.

“Mesatarisht nga 18 raste në ditët e para në 50 deri 60 raste në ditët e mëvonshme dhe deri në 110 raste në ditët në vazhdim. Drejtoria e QSUT-së është e gatshme të përballojë sipas evolucionit të dinamikës së gripit A/H1N1, raste të tjera të sëmundjes konform planit të emergjencës që parashikon edhe faza C e saj. Kjo fazë përfshin vënien në dispozicion të mjaft shtretërve në të gjitha pavionet e ndërtesës së shërbimit infektiv. Deri tani situata është ëprballuar mirë në të gjitha drejtimet”, theksoi Dashi.

Ndërkohë, sipas drejtorit të shërbimit infektiv në QSUT, Dhimitër Kraja situata aktuale nuk është alarmante. “10-15% e rasteve që paraqiten çdo ditë shtrohen. Prej tyre raste të rënda ose shumë të rënda janë një përqindje shumë e vogël 0.2-0.5%. Javën e fundit kemi patur rreth 5 raste të rënda. Tashmë 4 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa njëri prej tyre është ende në kurim”, tha Kraja.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›