E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvendosja” dëmton makinat e EULEX-it

Sipas “Vetëvendosjes”, “aksioni simbolik” është kryer në orën 11.00, kurse menjëherë më pas, siç njofton KTV-ja, policia ka ndërhyrë duke arrestuar 21 aktivistë të kësaj lëvizjeje, ndërsa 2 prej tyre janë lënduar gjatë aksionit.

Gjatë 15 minutave të aksionit të aktivistëve të “Vetëvendosjes”, asnjë polic nuk është vërejtur dhe aktivistët e kësaj lëvizjeje kanë zhvilluar lirshëm aksionin e tyre.

Siç njofton RTK-ja, disa prej veturave të misionit të EULEX-it janë rrokullisur, disa të tjerave u janë thyer xhamat, kurse një pjese të konsiderueshme u janë shfryrë gomat.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›