Sejdiu: Serbia qëndron prapa incidenteve të fundit
Presidenti Sejdiu ka thënë se ato veprime të këqija janë të instruktuara nga njerëzit e Beogradi dhe ka porositur Beogradin se, duhet të ketë një rol tjetër. “E ardhmja jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe në komunikime ndërshtetërorë në mënyrë të mirë, jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”, ka thënë presidenti Sejdiu.
Institucionet e Kosovës, sipas presidentit Sejdiu, kanë zgjedhur këtë rrugë të ecjes në një kujdes të veçantë edhe për komunitetet pakicë, por rrugën e progresit, jo rrugën e konfrontimeve. “Fundja, Kosova asnjëherë nuk mund t’i harroj tragjeditë e përjetuara, por kemi hyrë në një garanci të re për shekullin dhe mileniumin e ri që të kontribuojmë për paqe, sepse asnjëherë s’kemi qenë kundërshtarë të paqes, por ndërtues të saj”, tha ai.
Ndërkaq i pyetur të komentojë veprimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila, si shenjë demonstrimi kundër marrëveshjes UNMIK-EULEX-Serbi, ka demoluar të martën një numër të konsiderueshëm të veturave të EULEX-it, presidenti Sejdiu ka thënë: “Unë nuk dua të komentoj qasjet që në një formë a në një formë tjetër janë pjesë e reagimeve normale”.
“Secili ka të drejtë ta thotë fjalën e vet. Për ne është me rëndësi që institucionet e vendit ta thonë fjalën e vet dhe e kanë tepër-tepër të qartë. Ne do të bashkëpunojmë shumë thellë me EULEX-in, është mision për të mirën e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”.
Bashkëpunimi, sipas të parit të vendit, nënkupton edhe veprime të kujdesshme të përbashkëta që janë në realizim të një projekti për zhvillimin e Kosovës përgjithësisht, prandaj – siç u shpreh ai – “për ne është thirrje kryesore që çdo gjë që kalon në një situatë tjetër të ngritjes së tensioneve apo të formave të tjera, natyrisht se është e papranueshme”. /Telegrafi/