E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia kosovare arreston 21 aktivistë të “Vetëvendosjes”

Misioni evropian për sundimin e ligjit, përmes një komunikate deklaroi se, “EULEX-i dënon ashpër veprimin e ndërmarrë sot në qendër të Prishtinës, ku u dëmtuan një numër makinash”.
     
“Një numër individësh u arrestuan nga policia e Kosovës. EULEX-i vlerëson përgjigjen e shpejtë dhe efikase të policisë së Kosovës. Ndërkohë që EULEX-i mbështet idenë e protestave paqësore si një element të rëndësishëm në shoqërinë demokratike, shkaktimi i dëmit kriminal nuk i çon përpara interesat apo argumentet e cilitdo prej protestuesve të tillë”, thekson komunikata.
     
Lëvizja “Vetëvendosje” njoftoi se “rreth 25 vetura të EULEX-it u përmbysën” dhe se “ky veprim kundërshton praninë e EULEX-it në Kosovë dhe protokolli që EULEX do ta nënshkruajë me Serbinë për bashkëpunim me policinë kriminale të këtij shteti është kriminal”.
     
Sipas policisë, janë dëmtuar 28 automjete të EULEX-it.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›