Maqedoni, policia ndalon punonjës të saj për mitmarrje
Policët kanë qenë nën vëzhgim nga kolegët e tyre prej një kohe më të gjatë. Policët, siç bëri të ditur vetë Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, kanë vënë në shënjestër shtetasit e huaj të cilët kanë kaluar në vendkalimin kufitar.
“Punonjësit e policisë nga shtetasit e huaj, në hyrje apo në dalje nga Republika e Maqedonisë, që të kalojnë pa pengesë, kanë kërkuar prej tyre shuma të ndryshme parash, në varësi nga lloji i makinës”, tha ministrja Jankullovska.
Ministrja sqaroi se kur shtetasit e huaj kanë refuzuar që të paguajnë para për të kaluar kufirin, ato janë lënë të presin me orë të tëra.
Aksioni i ndërmarrë ndaj policëve të korruptuar, vjen në kohën kur parlamenti është duke diskutuar një ligj për nëpunësit dhe administratën shtetërore. Me ligjin e ri do të tentohet që të profesionalizohen shërbimet, por opozita akuzon se ligji i ri nuk është garanci për një gjë të tillë.
Ekspertët thonë se autoritetet duhet të bëjnë një luftë më të ashpër ndaj korrupsionit.
Ndërkohë përfaqësues të huaj në disa raporte kanë theksuar se korrupsioni është në të gjitha nivelet e administratës dhe bëjnë thirrje të vazhdueshme për profesionalizimin e nëpunësve shtetërorë si dhe ndërmarrjen e masave më të mëdha kundër korrupsionit.
Policia thotë se po kryen punën e saj dhe dëshmi është ndalimi i përfaqësuesve të saj. Ajo thotë se hetimet do të shtrihen edhe në vendkalime të tjera kufitare, por edhe në segmente të tjera të administratës shtetërore. /bbc/start/