E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, tenton të vrasë burrin, pranga 31 vjecares

Policia e Kurbinit thotë se e reja ka shfrytëzuar momentin kur bashkëshorti po flinte dhe e ka qëlluar disa here me thikë. Arrestohet bashkëshortja, viktima në gjëndje të rëndë në spital. 

KURBIIN- Në qytetin e Mamurrasit një 31 vjecare është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshortin e saj. Policia e Kurbinit bëri të ditur sot se gruaja e identifikuar me incialet M.D ka shfrytëzuar momentin kur bashkëshorti i saj S.D po flinte gjumë, teksa ka hyrë në dhomë dhe e ka qëlluar disa here me thikë. Për pasojë 41-vjecari ka mbetur i plagosur rëndë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat ka bërë të mundur arrestimin e autores, ndërsa bashkëshorit i saj ndodhet aktualisht në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se shkaku i kësaj ngjarje ka qënë motive xhelozie.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›