E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vizat”, Bushati: Berisha t’iu kërkoj falje shqiptarëve

Ai tha se është trishtues fakti, se Shqipëria edhe pse e nisi e para këtë proces që në vitin 2004, mbeti e fundit.  “Bashkë me ndjesën për shqiptarët, Berisha nuk duhet të na vonojë më në procesin e liberalizimit të vizave, por të dorëzojë para drejtësisë imunitarët e inkriminuar sikurse kërkon Progres Raporti i Komisionit Europian dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve të Bashkimit Europian mbi përmbushjen e standardeve për heqjen e regjimit të vizave”, theksoi ai. Sipas tij, “Shqipëria mbeti e fundit në procesin e liberalizimit të vizave për shkak të dështimit të përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian, kritere këto të njëjta për 5 vendet të rajonit”. Deputeti opzitar tha më tej se Berisha duhet të heqë dorë nga lufta ndaj opozitës dhe të nisë luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve, të reformojë urgjentisht sistemin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe të garantojë funksionimit e policisë së shtetit brenda të ligjit. Pak ditë më parë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e akuzoi deputetin Bushati se ka lobuar në BE kundër procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptar.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›