E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zonë e Pastër" çon në pranga 5 shtetas për vjedhje parash

 Operacioni i koduar “Zonë e Pastër”, ka përfunduar mbrëmjen e shkuar me arrestuar e këtyre shtetasve për vjedhje të shumave të konsiderueshme të parave, etj.

Fillimisht në pranga përfundoi shtetasi Artur Xharo, 28-vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi prej 1 milionë lekësh të vjetra një shtetasi. Po mbrëmë u identifikua dhe u arrestua në  flagrancë shtetasitIlir Carko, 19-vjeç, banues ne Peqin.

Arrestimi i tij erdhi pas verifikimeve të kryera, ku rezultoi se ky shtetas është autor i vjedhjes së  220 (dyqind e njëzet) kg hekur, me qëllim shitjen për skrap. Sasinë e hekurit e ka vjedhur në banesën e një shtetasi në Peqin. Gjatë aksionit, në flagrancë janë arrestuar edhe tre shtetas për të njëjtën vepër penale.

Burime zyrtare thanë se policia arrestoi shtetasit Met Lamcja, 45-vjeç, , banues në fshatin Gjergjan Elbasan, i punësuar si roje në Komunën Gjergjan. Ai dyshohet se ka vjedhur 4 milionë lekë të vjetra në zyrat e kësaj komune, duke shpërdoruar detyrën. Në flagrancë u arrestuan edhe Kastriot Buzani, 21-vjeç banues në Cërrik si dhe Skënder Trimi, 23-vjeç, banues në Cërrik, të dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të dyshuar të vjedhjes së një dyqani me artikuj të ndryshëm, në pronësi të shtetases M.S, vjedhje kjo e kryer në Cërrik. /S.L/Start/

                                                                                             2011-09-23 10:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›