Shqipëria, edhe një “kazan” për importim plehrash

Megjithëse prej dekadash dhe vazhdona akoma djegia e mbeturave tona në terren të hapur duke shkaktuar ndotje të madhe të ambientit, qeveria ka hartuar dhe tashmë miratuar ligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, edhe pse ky është kundërshtuar fuqimisht nga opozita.
Nisja e hartimit të këtij projektligji ka nisur që në vitin 2009 dhe vetëm dje ka marrë “bekimin” e gjysmës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Qeveria pretendon se do të importohen vetëm plehra të riciklueshme, por askush nuk jep garanci nëse vendi ynë nuk do të shndërrohet në një “kosh të madh” mbeturinash edhe të rrezikshme.
Vendet e tjera kërkojnë t’i zhdukin mbetjen e tyre dhe tashmë po gjejnë një vend të ri për t’i depozituar, në Shqipëri. Në ligjin e miratuar dje nuk sanksionohen procedurat e importit të plehrave, por thuhet se çdo gjë do të vendoset në një moment të dytë.
“Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit, miraton rregullore për zbatimin e këtij neni”, është fjalia që përmendet në fund të çdo neni duke krijuar haptazi mundësi për abuzime. Edhe pse ligji ka një ndarje mes mbetjeve të rrezikshme dhe atyre të parrezikshme, mundësia e verifikimit të tyre në terren është shumë e vështirë. Mbetjet e importuara janë të mbyllura në kontenierë të veçantë dhe kanë një vulë që në parim garanton cilësinë e tyre. Por për të parë realisht se çfarë ka brenda, kontenierët e vulosur dhe mbyllur hermetikisht duhen hapur dhe plehrat duhen kontrolluar një nga një.
“Importimi i mbetjeve sipas pikës 1 lejohet vetëm me Autorizim të Këshillit të Ministrave. Autorizimi për Importimin e Mbetjeve të këtij lloji lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi. Këshilli i Ministrave, kur shqyrton kërkesën për Autorizim për Importim Mbetjesh, merr në konsideratë arsyet pse duhet të importohen këto mbetje. Autorizimi për Importimin e Mbetjeve është i vlefshëm për një periudhë kohore deri një vit dhe i nënshtrohet kushteve të përgjithshme të përcaktuara në rregulloret e miratuara në zbatim të këtij Ligji si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret”, thuhet në ligj. /S.Ll/Start/
2011-09-23 10:05