E Shtunë, 31 Tetor 2026

835 vdekje të parakohshme prej termocentralit

KOSID-i ka filluar një fushatë vetëdijesimi kundër ndërtimit të termocentralit të ri “Kosova e Re”.
Ata në një tryezë janë munduar t’i japin përgjigje pse Kosovës nuk i duhet edhe një termocentral i ri i bazuar në qymyr.

“ Janë 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 22 900 raste të reja të sëmundjeve respiratore ndër fëmijë (astma ndër rastet më të shpeshta), 11 600 vizita emergjente në spitalet e vendit, Më shumë se 100 milionë euro shpenzime, direkt nga xhepi i varfër i kosovarëve, për t’u ballafaquar me këtë problem”, citohet një raport i Bankës Botërore.

Sipas KOSID-it, nëse Qeveria e vendit dhe palët e tjera të interesit, të cilat e përkrahin sektorin energjetik në vend, do të investonin në këto dy fusha problematike, atëherë Kosova do të mund të mbulonte kërkesën për energji elektrike nga konsumatorët, vetëm me termocentralin “Kosova B”. Përmes kësaj forme do të kurseheshin jetët e qytetarëve, do të mbrohej shëndeti i fëmijëve tanë dhe do të kursehej shumë xhepi i kosovarëve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›