Irak, i burgosuri vret dy gardianë

Zyrtarët irakianë thanë se një i burgosur ka qëlluar për vdekje dy gardianë dhe ka plagosur dy të tjerë në Bagdad para se të vetëvritej.
Zyrtarët thanë se incidenti ka ndodhur të enjten, ndërsa po bëhej transferimi i të burgosurit nga burgu në një gjykatë, ku do të përballej me akuzat për terrorizëm.
Policia tha se nuk është e qartë se si e ka siguruar armën i burgosuri.