E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona, 800 miliardë euro për të luftuar krizën

Fondi i Emergjencës në Bashkimin e Evropian, mekanizmi që do të përdoret në raste krizash, si kjo aktualja ku është zhytur Greqia dhe disa vende të tjera të rëndësishme të BE-ë, do të jetë të pakën 800 miliardë euro.

Kështu kanë rënë dakord vendet e eurozonës. 300 miliardë euro do t’i bashkëngjiten 500 miliardëve të tjerë që përbëjnë fondin e përhershëm, pjesë e mekanizmit të ashtuquajtur “shpëtues shtetesh”.

ESM, ose e thënë shqip, Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, për krijimin e të cilit ranë dakord vendet e eurozonës pas muajsh diskutimesh vitin e kaluar, do të jetë operativ në muajin korrik të këtij viti.

Ministrat e financave të vendeve të eurozonës vendosën kështu të përshpejtojnë derdhjen e kuotave kombëtare në mekanizëm, kjo nisur nga nevoja për vazhdimin e masave kundër krizës në një periudhë kur më e keqja e krizës financiare është kaluar, të paktën sipas ekspertëve.

300 miliardët e shtuar do të injektohen në ekonomitë më problematike të eurozonës për ta çuar sërish në 500 miliardë euro fondin e shpëtimit të shteteve, brenda gjysmës së parë të vitit 2013.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›