9 korrik 2008 Kryetarja e Kuvendit shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, aktorit dhe regjisorit të njohur z. Tonin UJKAJ
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e parakohshme të ish-deputetit të parlamentit shqiptarë, aktorit dhe regjisorit të njohur zotit Tonin Ujkaj.
Humbja e parakohshme e Toninit është një dhimbje shumë e madhe për familjen, të afërmit, kolegët, bashkëpunëtorët e tij si dhe për të gjithë artin shqiptar. Tonini dha gjithçka për vendin e tij dhe ne do ti jemi përjetë mirënjohës.
Duke shprehur edhe një herë dhimbjen e thellë për këtë humbje, Kryetarja Topalli bashkohet me familjen dhe të afërmit dhe u gjendet pranë në këtë moment të vështirë.