9 në pranga, ja si i vidhnin viktimat e tyre

Ata akuzohen për vjedhje me dhunë dhe me armë. Si rezultat i një pune hetimore, u bë e mundur të identifikohen dhe të dokumentohet autorësia 11 personave nga të cilët 9 shtetas u ndaluan dhe dy u shpallën në kërkim.
Nga studimi i mekanzmit të këtyre vjedhjeve me dhunë rezulton se, këta shtetas, kanë qenë të organizuar në tre grupe me nga 3 anëtarë secili, duke vepruar në të gjithë Kryeqytetin.
Policia sqaroi se autorët në momentin e grabitjes i provokonin viktimat e tyre ose duke u kërkuar cigare apo duke u thënë se perse kishte ngacmuar një kushërirën e tyre, e më pas realizonin vjedhjet me dhunë.
Personat e ndaluar:
1. S. Çala, 16-vjeç, banues në Bathore. (Ndaluar)
2. F. Peka, 16-vjeç, banues në Bathore, (Ndaluar)
3. O.Rexha, 16-vjeç, banues në Bathore. (Ndaluar)
4. Alban Arapi, 21-vjeç, banues në Bathore. (Ndaluar)
5. Dritan Shehu, 21-vjeç, banues në Bathore. (Ndaluar)
6. Oltion Koceku, 22-vjeç, banues në Tiranë(Ndaluar)
7. Edmond Xhika, 18-vjeç, banues në Tiranë (Ndaluar)
8. Erald Zeneli, 18-vjeç, banues në Tiranë, ((Ndaluar)
9. Hamit Xhika, 19-vjeç, banues në Tiranë, (Ndaluar) si dhe dy shtetas të shpallur në kërkim.
Kështu janë dokumentuar tërësisht implikimi i tyre në plotë 11 vjedhje me dhunë, ku nën kërcënimin e thikës si dhe të maskuar u merrnin qytetarëve të ndryshëm sendet personale e paratë. Vjedhjet kanë nisur që nga muaji shkurt i vitit të shkuar dhe në vijimësi. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sërë kapuçash, thikash, kaçavida, mjete të cilat kanë shërbyer për të realizuar vjedhjet me dhunë.
Aktualisht strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intensivisht për të zbardhur dhe dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë të kryera nga këto shtetas, ndërkohë që masa e arrestit ndaj tyre u mor për konsumim të veprës penale të Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim. /Start/
2012-01-15 09:17