Topalli: Një kryetar opozite që s’njeh Parlamentin dhe ligjin

Gjatë fjalës së saj, ajo akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk di se çfarë është Parlamenti dhe nuk njeh Kushtetutën.
“Natyrisht përballë kemi një kryetar partie i cili nuk di çfarë është Parlamenti, nuk di çfarë është praktika parlamentare, nuk do të dijë çfarë është ligji, nuk njeh kushtetutën. Detyra jonë nuk është për ti mësuar rrugën kundërshtarit politik, detyra jonë është për t’i qëndruar kuadrit ligjor, kushtetutës, vlerave, lirisë dhe përgjegjësisë që sjell me vete liria”, tha midis të tjera. Ajo ka përmendur edhe sukseset e arritura nga qeveria gjatë dy mandateve të fundit.
Duke përkujtuar vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë, kryeparlamentarja tha se ky është një moment reflektimi. “Të gjithë e dimë se vetëm në shekullin e kaluar ne kemi humbur rreth 2/3 e territorit tonë. Në 100 vitet e fundit kemi humbur, kur morën Kosovën, lart nga veriu, nga Mali i Zi, morën Kosovën, morën nga pjesa e Ohrit, morën poshtë nga jugu i Shqipërisë 2/3 e vendit tonë. Ndaj them që ky 100 vjetor është një moment reflektimi dhe meditimi”, tha gjithashtu. /Start/
2012-01-15 09:35