Shkodër, nis puna për unazën e re të qytetit

Bëhet fjalë për Unazen Lindore, me vënien në përdorim të së cilës, qyteti pritet të marrë një frymëmarrje krejt tjetër.
Investimi prej 38 milion euro, është një bashkëfinancim i qeverisë shqiptare me atë italiane, dhe konsiston në ndërtimin e pjesës së Unazës Lindore me 3.5 kilometra gjatësi, e cila duke u bashkuar me pjesën tjetër të Unazës Perëndimore, e ndërtuar rreth dy vite më parë, do të mundësojë qarkullimin në këtë aks rrugor, krahas mjeteve të tonazhit të lartë, edhe të mjeteve të tjera, duke lehtësuar në masë peshën e një trafiku të dendur që ka pushtuar qytetin vitet e fundit.
Pas përfundimit të punimeve të fazës së parë, ato të pjesës nëntokësore, që kanë të bëjnë në ndërtimin krejtësisht të reja të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, rrjetin nëntokësor duke sistemuar të gjithë sistemimin e inxhinierik ku përfshihen ato të ndriçimit, telefonisë, dixhitalizimit etj, ka filluar puna për shtrimin me asfalt të segmentit të parë. 750 metrat e parë të kësaj unaze i takojnë zonës poshtë kalasë Rozafa në lagjen Draçin, ndër më të vjetrat e qytetit të Shkodrës, e cila është edhe porta e parë e automjeteve që vijnë nga Tirana për t'u futur në Unazën Lindore.
Sipas drejtuesve të firmës që po kryen punimet, aksi rrugor i Unazës Lindore të qytetit të Shkodrës është në parametra bashkëkohorë. Korsitë e këtij aksi rrugor kanë një gjerësi prej 11 metrash, ku së bashku me trotuaret shkon në 14 metra gjerësia e tij. I gjithë aksi rrugor i kësaj unaze do të shoqërohet me një ndriçim të plotë dhe të bollshëm, si dhe gjelbërim. /Start/
2012-01-15 09:46