Ndihma per pacientet e pasherueshem

Vjollca Gremi vuan nga një sëmundje e rëndë onkologjike në tëmth dhe prej dy muajsh qëndron e shtrirë në shtëpi, pasi tashmë as medikamentet nuk japin më efekt.
Ajo arrin të komunikojë me njerëzit, ndonëse shpesh e kapin krizat e dhimbjes.
“Në 2009-ën u shtrova në spital që bëra operacionin në tëmth. Pas pak ditësh bëra operacionin e dytë dhe erdhën të tjerat na mbrapa. S’jam mirë. Nuk e di se c’do të bëj”, rrëfen 50-vjecarja.
Tashmë familjarët e saj e kanë mësuar nga mjekët se për këtë sëmundje nuk ka zgjidhje, por ata kërkojnë që të paktën shteti të kujdeset më shumë për pacientët e kësaj kategorie, për t’u lehtësuar dhimbjet për aq kohë sa sëmundja t’u lejojë të jetojnë.
Të vetmin kujdes ata e marrin nga një qendër jopublike, e cila vullnetarisht ndihmon të sëmurët rëndë.
“Këto ilace nuk japin më efekte. Aktualisht për të kujdeset një qendër bamirësie. Nëse ka nevojë ne i telefonojmë. Kërkojmë nga shteti të na ndihmojë më shumë”, shprehet Skënder Gremi, i biri i Vjollcës.
Kujdesi për këta pacienetë që heqin dorë nga kurat e mjekëve quhet kujdes paliativ dhe në vendin tonë është një problem i madh, pasi numërohen rreth 3500 pacientë që kanë nevojë për të, por vetëm 700 arrijnë të mbulohen.
Ky kujdes ofrohet nga sektori jofitimprures në 6 qytete të vendit dhe një pjesë e vogël nga Enti shtetëror i Shërbimit Onkologjik në banesa.
Për këtë nevojitet një staf i gjerë mjekësh, infermierësh, psikologësh, si dhe punonjës socialë për të përmirësuar sadopak cilësinë e jetës së këtyre pacientëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga shendetesia Interneti përshpejton evolucionin
Rrjetet sociale dhe interneti mund të jenë duke ndryshuar trurin e njeriut dhe jetën tonë sociale, sugjeroi një studim i publikuar të mërkurën. Mund të jetojmë deri 150 vjeç
Një ilaç që mund të ndalojë plakjen do të jetë i gatshëm brenda kësaj dekade duke rritur mundësinë që njerëzit të jetojnë deri në moshën 150-vjeçare. Vera forcon kockat
Një gotë verë në ditë është shumë e dobishme për kockat e njeriut, pasi lufton sëmundje si osteoporoza. Keshtu tregoi një studim shkencor, përfundimet e të cilit u publikuan gjatë ditës së martë. Zbulohet enzima që bllokon shtatzaninë
Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një proteinë, e cila është në gjendje të zgjidhë shumë prej problemeve që lidhen me mungesën e pjellorisë tek femrat. Keshtu mësohet në një artikull të publikuar ditën e sotme në “Journal of Medicine”. Plaket 50 vjet brenda disa javëve
Një ngjarje e jashtëzakonshme i ka ndodhur një të reje në Vietnam, e cila ka hapur një debat të gjerë në mjekësinë ndërkombëtare, duke dhënë prova se është plakur 50 vjet brenda vetëm disa javëve.
Lajmet kryesore
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Farnesina: Lavitola-n e njihte Meta
Historia e Lavitolas me Shqipërinë
“8 Maji, Tirana burim konflikti”
Barrikadat, nuk ka marrëveshje
Ceremonia e varrimit të minatorit