90 milionë për historinë
Ministria e Kulturës akordon fondin prej 90 milionë lekësh për Muzeun Historik Arkeologjik të Vlorës
Ministria e Kulturës hedh 90 milionë lekë për Muzeun Historik Arkeologjik të Vlorës. Fondet për restaurimin e godinës do të kalojnë përmes Bashkisë së Vlorës dhe do të shpërndahen po nëpërmjet saj.
I ndodhur në një gjendje ku tavanet dhe muret, kushtet e hidro-izolimit dhe sistemi i ndriçimit kishin probleme serioze, godina e Muzeut ishte bërë pothuaj e pafunksionueshme për vizitorët. Në një projekt të paraqitur pranë Ministrisë së Kulturës nga drejtuesit e Muzeut, zërat operativë të mësipërm rrezikonin ekspozimin serioz të objekteve origjinale dhe mjaft fondeve me vlerë që ndodhen në këtë hapësirë muzeale.
Muzeu ndodhet në qendër të qytetit historik të Vlorës, në një godinë mjaft të veçantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua në vitin 1962. Drejtori i këtij muzeu, Skënder Spahiu, thotë se “në bashkinë e qytetit, institucioni vendor nga ka varësinë Muzeu Historik dhe i objekteve arkeologjike, ka mbërritur pjesa prej 6 070 milion lekë të vjetra me të cilat do të kryhet restaurimi i këtij objekti historik, ku fillimisht do të restaurohen 2 tavanet, muret, hidro-izolimi, sistemi i ndriçimit, vendosja e stendave për ekspozim, hapja e një dere nga ana veriore. Ky është fondi me të cilën MTKRS-ja jep për një muzeum historik të një bashkie”. Sipas drejtuesit të këtij muzeumi, gjithë procedura është kryer përmes Ministrisë së Kulturës në bazë të një projekti të paraqitur. “Ne kemi aplikuar dhe MTKRS-ja na është përgjigjur. Ne kemi pasur kontakte me drejtorin e Kulturës Kombëtare, Olsi Lafen, dhe drejtoren e Menaxhimit të Buxhetit, E. Shkjezin, të cilët kanë diskutuar dhe në ministri kanë miratuar dhënien e fondit për restaurimin e godinës.
Çfarë përmban ky muze?
Muzeu Historik, që aktualisht gjendet në qytetin e Vlorës, përbëhet nga dy kate me pavijone. Kati i parë ka objekte arkeologjike. Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Në këtë muze vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës, si Orikut, Amantias, Plocës, Olimpias (Mavrovë) e më tej, Kioninës (Kaninë).
Në mjediset e këtij muzeu ndodhen gjithashtu objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumente origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik ka një kënd të veçantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavijone të veçanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në vitin 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të Qershorit 1924.
Sarkofagu i Avni Rustemit
Në këtë muze është vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, në momentin që u varros e deri në çastin kur u zbulua për t'u rivarrosur në të njëjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastësisht në mesin e viteve '80 të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rindërtimin e bulevardit Vlorë-Skelë. Gjatë gërmimeve në vendin ku ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punëtorët zbuluan papritur një mjedis të nëndheshëm me të paktën dy kthina, në njërën prej të cilave ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur në një gjendje mjaft të mirë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend, ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik. Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar, është një objekt mjaft i rrallë. Ai është ndërtuar prej plumbi dhe një pjesë xhami. Në katin e dytë të këtij objekti janë ekspozuar reliktet e luftës si dhe ndodhet arkivi kryesor i muzeumit.
Drejtori Skënder Spahiu shprehet se arkivi ka brenda fototekën e tij me rreth 20 mijë filma dhe objekte të kësaj natyre ruajtjeje.
E veçanta e këtij muzeu: Mbishkrimet latine të Orikut.
Është pasuruar nga 200 objekte të reja. Ekspedita italo-shqiptare e drejtuar nga Adrian Anastasi dhe Xh. Volpe, Universiteti Foxhia, ndërmorën një ekspeditë në muajin korrik në Gjirin e Vlorës dhe zbulimet e tyre arritën në rreth 200 objekte që ia dhuruan këtij mjedisi për ruajtje. Në pjesën e tij të jashtme, në lulishte, ndodhen kapitele dhe kolona të qyteteve antike.
Muzeu Etnografik
Edhe ky seksion vitin e kaluar është financuar nga MTKRS-ja për disa ndërhyrje restauruese të godinës. Është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të veçantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku veçojnë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik "Labëria" me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u çel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio.