Teatri Im imtim
“Suksesi na bën të përvuajtur: ai që pata kujtuar se është teatri im intim, doli se u përgjigjej pikëpyetjeve të shumë bashkëkohësve të mi dhe dëshirës së tyre të thellë për ta bërë jetën sërishmi magjike...”, - thotë dramaturgu francez, Eric Emmanuel Schmitt, ndërsa ka reflektuar mbi botën delikate të besimeve në veprën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, një monodramë që do të realizohet në skenën e teatrit të Durrësit nga aktori Mirush Kabashi
“U ndjeva krenar kur mësova se në Izrael, arabët, hebrenjtë dhe të krishterët e mbështetnin përdorimin e “Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit” si mënyrë për përhapjen e shpresës”. Dramaturgu francez, Eric Emmanuel Schmitt, mendoi se do të sillte një element provokues kur shkroi veprën e tij “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, duke ridimensionuar fenë islame në një dritë pozitive, kur asaj i bashkëngjiten vetëm të këqija. Thirrja e një francezi katolik ishte hedhja e dritës mbi dallimin e ndryshimit mes fesë islame, si një fe që frymëzon miliona njerëz, dhe disa militantëve. Schmitt, duke qenë dhe një filozof teatri, e vërejti këtë gjë, dhe e shkroi pa ngurrim në një vend ku jetonin të gjithë bashkë si Izraeli, ku arabë, hebrenj dhe të krishterë përdornin shprehje myslimane për optimizmin e tyre. Në një e shkriu gjithë këtë bashkëjetesë, duke i dhënë teatrin monodramën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. Kjo vepër së shpejti mbërrin edhe në Durrës, e interpretuar nga aktori Mirush Kabashi.
“Shumë është folur rreth faktit që djali është hebre dhe dyqanxhiu është mysliman. Dhe me të drejtë. Por unë e kam bërë me dashje një paraqitje të tillë. Vendosa të vërtetoj diçka, por edhe të provokoj. Ajo çka doja të vërtetoja është fakti se në shumë vende të kësaj bote (kryeqytete të Evropës, qytetet porte, qytetet amerikane etj.), njerëz me besime të ndryshme fetare dhe me kultura të ndryshme, bashkëjetojnë në harmoni me njëri-tjetrin”, - shkruan dramaturgu, si refleksion dhe arsye të shkrimit të veprës së tij.
Fatkeqësisht, lajmet që vijnë nga gazetat tregojnë se gjërat nuk janë aq në harmoni. Schmitt thotë se në veprën e tij nuk ka qëllim të minimizojë tragjedinë e konfliktit Izrael-Palestinë, por që hedh njëkohësisht dhe qëndrimin e tij se nuk duhet të ngatërrojmë zërin e tërësisë së jetës me klithmat e politikës apo të gazetarëve. “Gjykova se ishte e rëndësishme të jepja një mesazh vëllazërimi dhe paqeje”, - thotë dramaturgu.
Ndërsa teatri për Eric Emmanuel Schmitt është një botë e kundërt me filozofinë. Ndërsa kjo e fundit kërkon ta shpjegojë botën, teatri tenton ta paraqesë atë. “Duke i bashkuar këto të dyja, unë përpiqem të reflektoj duke e paraqitur dramatikisht gjendjen njerëzore, të shfaq intimitetin e pyetjeve të mia, pështjellimin dhe përvojën me humorin dhe lehtësinë që kanë paradokset e fatit tonë. Suksesi na bën të përvuajtur: ai që pata kujtuar se është teatri im intim, doli se u përgjigjej pikëpyetjeve të shumë bashkëkohësve të mi dhe dëshirës së tyre të thellë për ta bërë jetën sërishmi magjike...”
Ndonëse si vepër letrare është një roman i shkurtër, “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” është vënë në skenë në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Madje në Francë është përshtatur edhe si film, ku rolin e Zotit Ibrahim e ka interpretuar aktori i madh hollivudian, Omar Sharif, i cili është nderuar për këtë rol me “Çmimin e Paqes” nga OKB-ja. Që nga viti 1999, kjo pjesë është vënë në skenë në disa qindra teatro e në disa dhjetëra vende të botës si në Turqi, Gjermani (në dhjetëra teatro), Francë (në dhjetëra teatro), Belgjikë, Spanjë, Rusi, Izrael, ShBA, Argjentinë, Poloni, Bullgari, Luksemburg, Zvicër etj.
Kush është Eric Emmanuel Schmitt? Ka lindur më 28 mars 1960 në Sainte-Foy-lès-Lyon. Në vitet 1980-1985, ka kryer studimet e larta në École normale supérieure në Paris, ku ka marrë dhe gradën “Doktor në filozofi”. Më pas, për tre vjet, ka dhënë mësim në Universitetin Chambery. Karriera e tij si shkrimtar nisi në fillim të viteve ‘90 me pjesën teatrale “Don Zhuani në gjyq”. Më vonë, veprat e tjera dramaturgjike si “Variacione enigmatike”, “I shthururi”, “Milarepa” e “Frederiku ose bulevardi i krimit” do të dëshmonin se dramaturgjia është arma më e fuqishme letrare e krijimtarisë së tij. Dhe këtë konstatim do ta afirmonte përfundimisht drama “Vizitori”, e cila u vlerësua në vitin 1994 me tri çmime “Molier”. Në vitin 2001, Eric Emmanuel Schmitt u nderua me Çmimin e Madh të Teatrit, të akorduar nga Akademia Franceze. Përveç dramave, ai ka shkruar dhe disa romane si “Sekti i egoistëve”, “Ungjilli sipas Pilatit”, “Oskari dhe zonja rozë” dhe “Jeta ime me Moxartin”. I shkruar si një rrëfenjë shoqërore që dëshmon respektin e dobësinë e Schmitt-it për kulturën orientale, “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” shpejt do të kthehej në sinonim me vetë emrin e këtij autori të madh, mosha e re e të cilit përbën një garanci më shumë se letërsia franceze do t’i dhurojë botës letrare një tjetër vigan të pavdekshëm.