E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteo lavdëron Hazardin

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo e ka lavdëruar përforcimin e ri, Eden Hazard, për paraqitjen që e bëri në humbjen 1:0 nga Milani, në ndeshjen që u zhvillua të dielën në Miami të SHBA-ve.

Urby Emanuelson e realizoi të vetmin gol të ndeshjes, për t’ia siguruar fitoren ekipit italian. “Mendoja se Hazard ishte i interesuar më shumë të luante në të majtë dhe bëri paraqitje impresionuese.

Gjithmonë është më mirë të fitosh, të jep ndjenjë të mirë, kështu që jemi të zhgënjyer me rezultatin, por organizimi i lojës ishte mjaft i mirë. Kemi përmirësime nga ndeshja e kaluar”, deklaroi trajneri italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›