E Diel, 1 Nëntor 2026

Bino: Gati strategjia për menaxhimin e mbetjeve urbane

Ministria e Mjedisit ka gati draft strategjinë për menaxhimin e mbetjeve urbane që pritet shumë shpejt të kalojë për miratim në qeveri. Mbi këtë strategji është diskutuar në një tryezë të përbashkët me përfaqësues të autoriteteve vendore nga i gjithë vendi. Sipas zv.Ministrit Taulant Bino, është i rëndësishëm përcaktimi i vendit të depozitimeve të tyre ,një detyrë kjo e qeverisë vendore në bashkëpunim me këshillat e qarqeve.

Draft strategjia, bashkë me Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane do të sigurojë rritjen e sasisë së mbetjeve të ricikluara me 25% deri në vitin 2015 ndërsa deri në vitin 2020 ky proces do të pësojë një rritje me 55%. Kostot shtesë për zbatimin e kësaj strategjie përllogariten nga 150 në 200 milion euro investime fillestare si dhe 52 milion euro kosto operative në vit. Autoritetet vendore do të mbulojnë pjesën më të madhe të këtyre investimeve, si njësi përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›