E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” vazhdon mbështetjen për zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

Presidentja e këtij fondacioni, zonja Liri Berisha e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, ka vizituar komunën Bushat gjatë së premtes paradreke, ku ka sjelle edhe një sasi ndihmash. Gjatë ndalesës në zyrën e kryetarit të komunës Zef Hila, ajo u informua nga ky i fundit, mbi gjendjen në fshatrat e përmbytur dhe masat e marra për këto familje. Në këtë njësi vendore vijojnë të jenë 210 banesa me prezencë uji, nga 50 cm deri në 1 metër, si dhe 2000 ha toke të përmbytura. “Solidarizimi nga jugu në veri, që në ditë të vështira bëhet më i fortë, ka bërë që shumë qytetarë të pasur e të varfër të sjellin ndihma për Shkodrën në zyrat e fondacionit. Thirrjes sonë iu përgjigjën shumë biznese”, theksoi zonja Berisha. Menjëherë pas bisedës, zonja Berisha me stafin e saj dhe drejtues të komunës, vizitoi disa familje në zonat e përmbytura. Pasi shpërndau ndihmat për ta, u premtoi mbështetje edhe gjatë ditëve në vijim në veshje të ndryshme, ushqime dhe ujë. Disa ditë më parë ky fondacion dhuroi edhe 10 mijë euro për familjet e këtyre zonave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›