92 vjetori i kryeqytetit, Basha: Misioni im Tirana Europiane
TIRANE-92 vjet më parë, qeveria e sapo krijuar e Sulejman Delvinës zgjodhi si kryeqytet të Shqipërisë, Tiranën. Anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe Këshillit Kombëtar hynë në Tiranë, duke filluar kështu jetën e Tiranës si kryeqytet, më 11 Shkurt 1920.
Në përkujtim të kësaj date historike dhe në jubileun e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Muzeut Historik Kombëtar organizuan konferencën historike me temë: “Tirana, në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë”.
Në këtë konferencë u evidentua kontributi i Tiranës dhe figurave të saj, në këtë ngjarje Kombëtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se krahas kujtimit të kësaj date historike për Tiranën dhe nderimit të veprës atdhetare të familjeve të shquara dhe patriotike të Tiranës, është momenti për të filluar projektimin e Tiranës Europiane:
“Jemi mbledhur sot këtu, për të kremtuar 92-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Ky është një moment për t’u ndalur, kujtuar se çfarë ka ndodhur 92 vjet më parë dhe për t’u përulur me nderim, respekt dhe mirënjohje para veprës atdhetare të familjeve të shquara dhe patriote të Tiranës, Toptanëve, Gjinalëve, Kalliu, Beshiri, Petrela, Bakiu, Turdiu, Jarani, Preza, Llagami, Fortuzi, Dalliu, Myderizi, Mara, Ndroqi, Hallulli, Këlliçi, Karapici, Stërmasi, Begeja e shumë të tjerë, por është po kështu momenti për të filluar projektimin e Tiranës europine, si një kryeqendër të denjë të shqiptarëve”
Basha shprehu angazhimin, për ta bërë Tiranën, qytetin më mikpritës të shqiptarëve, shpresën e qytetarëve të saj, qytetin e shanseve dhe mundësive më të mëdha për të gjithë. “Që nga 1913, Tirana u shndërrua në qytetin më mikpritës të shqiptarëve. Për dekada me radhë, Tirana ishte qytet i shpresës për çdo shqiptar, por sot detyra jonë është që ta bëjmë Tiranën shpresën e qytetarëve të saj, qofshin autoktonë apo të ardhur, banorë të përhershëm apo të përkohshëm, ta bëjmë atë qytetin e shanseve dhe mundësive më të mëdha për të gjithë. Tirana europiane është prioriteti ynë dhe nuk mund të ketë destinacion tjetër për kryeqytetin tonë. Pas 100 viteve pavarësi dhe në këtë 92-vjetor të shpalljes së tij si kryeqytet, Tirana është më afër Brukselit, më afër Uashingtonit, më afër Romës dhe shumë qendrave të tjera të rëndësishme të botës. Sot, ne jemi gjithashtu më afër Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Tuzit, Ulqinit, Preshevës dhe shumë qyteteve të tjera ku jetojnë shqiptarët. Tirana ka një mision dhe unë jam i lumtur, që ne të gjithë jemi pjesë e tij. Misioni është “Tirana evropiane”, për banorët e saj dhe gjithë shqiptarët ”.
Në konferencë është kumtuar historia e qytetit, që nga fillesat në paleolitin e vonë e deri në shpalljen e saj kryeqytet i Shqipërisë, me zhvillimin e dinamikën e saj ekonomike, urbanistike, sociale e kulturore.
Referues në këtë konferencë ishin studiuesit dhe historianë si: Neritan Ceka, Nevila Nika, Valentina Duka, Ilira Çaushi.
Një rrëfim se si u bë Tirana kryeqytet dhe përshendetje e veçantë erdhi në këtë konferencë nga Prof.Dr. Kristo Frashëri, një rrëfim që nis me historinë dhe përjetimin e tij personal:
Në konferencë ishin të pranishëm Prefekti i Tiranës z. Keltis Kruja, Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Tahsim Mema, Kryetari i shoqatës “Tirana” z. Arben Tafaj, historianë dhe studiues, përfaqësues të familjeve të njohura tiranase etj. Konferenca u shoqërua nga shfaqja e filmit të marrë nga arkiva, me Tiranën e viteve 1914 – 1935, foto historike nga ekspozita: “Tirana nga fototeka Marubi”
(d.b/BalkanWeb)