E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet ekstradimi i djalit të Gadafit

TIRANE-Libia i ka kërkuar Nigerisë që ta dorëzojë njërin nga djemtë e Muamer Gadafit, që gjendet nën arrest shtëpiak në shtetin fqinj afrikan, pasi që ka paralajmëruar se atdheu i tij po përballet me një kryengritje të re.

Zëdhënësi i Këshillit Tranzitor Kombëtar, Muhamed Hareizi, tha se Nigeria duhet të përmbushë kërkesën për ekstradimin e Al-Sadi Gadafit dhe zyrtarëve tjerë, për të “ruajtur marrëdhëniet dhe interesat “me Libinë.

Gadafi ka bërë komentet e tij të premten në një intervistë telefonike për teelvizionin Al-Arabia.

Ai tha se vazhdon të ruajë kontakte me shumë mbështetës në Libi.

Gadafi nuk kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, por është nën sanksionet e OKB-së. Ai ka ikur në Niger pasi që Tripoli ra në duart e kryengritësve.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›