97-vjetori i FA, Topi: Ndjehemi krenar për NATO-n
Në fjalën e rastit, kreu i shtetit njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i FA-së, theksoi se ushtria jonë ashtu sikurse edhe krijimi i shtetit kanë ecur në vështirësië dhe sfidash të mëdha.
“Sot është dita kur Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë duhet të jenë shumë krenare. Ato janë të tilla, sepse rreshtohen, ashtu sikurse jeni rreshtuar ju sot, me dinjitetin e një Force të Armatosur, anëtare të NATO-s, aleancës më të madhe globale të sigurisë, paqes, lirisë dhe demokracisë”, tha Topi në ceremoninë e rastit në Mjediset e Doktrinës së Stërvitjes në Tiranë.
Topi tha më tej se FA janë krenare, sepse qëndrojnë në krah të ushtarakëve të vendeve më të mëdha në misionet paqeruajtëse në Afganistan, Çad e Bosnje-Hercegovinë.
“Forcat tona të Armatosura duhet të jenë krenare, sepse arritën, për një kohë të shkurtër, të përmbushin detyrimet dhe angazhimet sa në planin e reformimit të brendshëm aq edhe në atë të ngritjes së cilësisë dhe profesionalizmit të tyre. Ato përfaqësuan më së miri dëshirën dhe aspiratën e popullit shqiptar për t’u integruar në NATO dhe garantuan suksesin e këtij anëtarësimi”, vijoi Presidenti i Republikës.