KSHH: Të përmirësohen kushtet në gjykata
Për këtë aryse, KSHH ka organizuar një Tryezë me aktorë të sistemit të drejtësisë, ku prezantoi raportin mbi monitorimin e disa Gjykatave në rretheve dhe atyre të Apelit për periudhën janar- prill 2009, në kuadër të një projekti për "Respektimin e regullshmërisë së procesit gjyqësor".
Në këtë raport evidentohet si problem numri i vogël i sallave gjyqësore, sidomos në Gjykatat e rretheve, të cilat nuk plotësojnë ngarkesën në punën e tyre. Raporti vëren se, shumë seanca zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve për shkak të mungesës së infrastrukturës. Përfaqësuesit e KSHH-së shprehën nevojën për shtimin e sallave gjyqësore si dhe paisjen e tyre me sisteme kompjuterike, në mënyrë që të ulet mundësia e zhvillimit të seancave në zyrat e gjyqtarëve.
Gjithashtu në këtë takim pati diskutime mbi problematikën në sistemin gjyqësor, si zvarritjen e çështjeve shpesh herë për mungesë të avokatëve e prokurorëve, respektimin e afateve gjyqësore, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, kapacitetet e gjyqtarëve etj. Pjesmarrës në takim ishin përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykatat, prokuroria si dhe nga misionet e huaja të asistencës së drejtësisë shqiptare, etj.