98 vjet me pas ne fshatin ku u lind Mehmet Shehu

Reportazh ne fshatin orrush te Mallakastres ku ndodhet shtepia-muze e ish-kryeministrit te Shqiperise.
Banoret edhe sot e mbajne mend banorin e fshatit te tyre nderkohe qe vijojne te flasin per te si nje person qe nuk mund te vetevritej kurre.
Pas shume vitesh Shehu mbahet mend si personi qe shtroi rrugen e fshatit dhe krijoi kooperativen
Ne fshatin orrush te Mallakastres ndodhet banesa e Mehmet Shehut ish-kryeminister i Shqiperise i cili u emerua ne kete detyre nga korriku i vitit 1954 e deri me dhjetor te vitit 1981 pese dite para vdekjes.
Ai u lind me 10 janar te vitit 1913 ne kete fshat te larget te Mallakastres ne kufi me zonen e Vlores. shte lumi Vjose qe e ndan kete fshat me Vloren.
Pikerisht dje ai mbushi 98 vjet nga lindja e tij.
Me kete rast shkuam te shtepia ku u lind. Na shoqeron nje bashkefshatar i tij i quajtur Xhelil Xhelilaj i cili beri edhe detyren e historianit duke folur rreth kesaj shtepie ambientet e se ciles jane shkaterruar nga koha. Askush nuk e dinte ditelindjen e tij kjo por nuk do te thote qe ai nuk ka bere per fshatin tone.
Jo vetem per ne por edhe per gjithe Shqiperine thote Xhelili. Gjithsesi para se te hysh ne shtepine-muze do te ndeshesh me nje gardh qe luan rolin e portes ndersa nje rruge rreth 60 metra nga hyrja e deri sa mbaron shtepia-muze e ndertuar me gdhendje guri ne vitin 1976 eshte shtruar me pllaka guri ku ka mbire bari dhe askush nuk kujdeset per te.
Ambientet brenda e ruajne ende identitetin e tyre edhe sot por te shkaterruara duke filluar nga dyshemete pjese-pjese te kalbura pa dritare dhe dyer ndersa tavani po me derrasa edhe ai drejt shkaterrimit.
Ne te dy dhomat ndodhen dy oxhaqe. Rreth 100 metra larg kesaj shtepie-muze ndodhen varret e tete njerezve te aferm te tij. Edhe ato si shtepia jane ne gjendje jo te mire teksa jane pa ndonje mbishkrim. Ndonjehere vij dhe u pastroj barin - thote Xhelili.
Nje tjeter banor i orrushit Jashar Myrtaj qe leviz mbi kale tregohet i gatshem te tregoje dicka per Mehmetin. Jashari burre mbi te 60-at edhe pse i hipur mbi kale poshte trikos i dukej kollarja. Qesh kur ndesh veshtrimin tone teksa thote Mos u habisni. Fshati yne eshte i kulturuar sic ishte edhe Mehmet Shehu.
Ai kujton edhe imazhin e ish-kryeministrit si dhe shume takime qe ka kryer ky i fundit ne zone. Jashari flet me mjaft vleresime per Mehmetin por edhe per familjen nga rridhte ai.
Nje trim si ai nuk vetevritej. Im ate e njihte shume mire por edhe une. Edhe ne kohen e meparshme para vitit 1990 une ruaja te njejtin mendim se ai eshte vrare. Tashme kete e kemi bindje- pohon Jashari.
Ndersa rruga drejt fshatit vijon me kthesa te shumta dhe nga te dyja anet eshte e veshur me ullishta dallon prej se largu ne pak hapesirat qe te lejon horizonti lumin Vjose lume qe ishte si nje pike strategjike edhe per vete familjen Shehu.
Edhe sot ekziston nje lagje si shkak i mbiemrit te personave qe jetuan shekuj ne kete zone. Ne lagjen Shehaj vetem dy familje vijojne te banojne pasi pjesa me e madhe eshte shperngulur drejt qendrave urbane dhe nga familjaret e ish-kryeministrit nuk jeton me asnje aty.
Nuk duhet harruar edhe nje teqe. Ajo ndodhet ne krahun e majte te ish-shtepise Shehaj sot muze i braktisur. Ketu mesojme se familja Shehaj priste vizitoret dhe ata qe besonin ne fene bektashiane fe qe i perkiste edhe vete Mehmet Shehu. Duket se prej saj ka marre edhe begatine e jetes sa qe gjalle.
Xhelil Xhelilaj banor i lagjes Heder shpjegon se ne oden juglindore ka lindur Mehmet Shehu 98 vjet me pare 10 janarin e vitit 1913. Teksa tregon oxhakun Xhelil Xhelilaj shpjegon se nje dritare aty prane ka sherbyer per nenen e Mehmetit Sulltanen si nje pike nostalgjie per fshatin nga ajo rridhte qe eshte fshat i Vlores e qe ndodhet pertej Vjoses.
Pervec rikujtimit te historise se Mehmet Shehut dhe kulmeve te jetes se tij asgje tjeter nuk e lidh kete ndertese me nje nga lideret e shtetit shqiptar.
Mesohet gjithashtu se shtepia e Mehmet Shehut ka marre nje rikonstruksion te pjesshem ne vitin 1977 kur per perurimin e saj ka ardhur edhe Aranit ela prokuror i Shqiperise si dhe sekretari i Fierit Nimet Cani tregon Xhelili.
Kurse ne 13 dhjetorin e vitit 1981 kur Mehmet Shehu u gjet i vetevrare ne dhomen e gjumit te gjitha ornamentet e kesaj shtepie muze u hoqen. Deshmite tregojne se disa prej tyre u moren per muzeun e Ballshit dhe ca te tjera u zhduken.
Rrapo Lelaj Xhelili eshte nje tjeter banor i zones. Ai eshte mbeshtetur ne nje gardh dhe pas tij dhjetera ullinj jane prone e tij Ai tregon se babai dhe gjyshi i tij jane pushkatuar. Kane qene kunder regjimit ndaj i pushkatuan thote i moshuari teksa shpjegon se rruga dhe krijimi i kooperatives se zones ishin merite e Mehmet Shehut. Te njejtin mendim ruajne te gjithe banoret e orrushit.
Me te moshuarit e zones kujtojne fizikun e ish-kryeministrit. Sipas tyre me te ngjan i biri Bashkimi. Natasha Sulaj thote se ky i fundit ka shkuar nje here aty dhe ka premtuar se do te investoje por deri me sot nuk eshte rikthyer.
Familja Sulaj ka ne ruajtje shtepine e Mehmetit. Ajo thote se vetem e ruajne pasi per ta mirembajtur as qe behet fjale. Sic e pate dhe vete ajo eshte shkaterruar. Dikur nje banor i fshatit u strehua aty por me shume kane jetuar shpezet- thote ajo.
Sabrie Hoxhaj kryetare e komunes Fratar fqinje me komunen Kutaj komune qe ka ne varesi fshatin orrush vendin ku ka lindur Mehmet Shehu thote se vertet ky muze eshte drejt shkaterrimit. Por ajo deklaron se pak kohe me pare ka takuar niperit e tij qe i kane thene se do te investojne ne te.
Ne pervjetorin e lindjes se tij dje u fol per nje bust qe mund te vendosej aty. Por asgje nuk ka ndodhur ndersa ajo dite eshte lene ne harrese veshur me nje mister si dhe dita e fundit e jetes se vete Mehmet Shehut.