Oficeri italian korrier i kokaines ne Shqiperi
TIRAN- Kokaina e sekuestruar dy muaj me pare ne Tirane e ardhur me poste nga Panamaja eshte shoqeruar nga aeroporti i Romes deri ne momenin e terheqjes nga pritesit Arben Uku dhe Ilia Xoxe nga nje oficer i policise se Rojes Financiare Italiane Guardia di Financa.
Ky fakt konfirmohet ne kerkesen per gjykim te kesaj dosjeje te siguruar nga Shekulli. Hetimin e kesaj ceshtjeje prokurori Edvin Kondili pas 42 diteve veprime procedurale e perfundoi duke konkluduar me akzua ndaj te pandehurve Arben Uku dhe Ilia Xoxe ndersa dosja e tyre eshte dorezuar per gjykim ne Gjykaten per Krime te Renda.
Ndersa per tre personat e tjere te identifikuar qe kane mundur ti shpetojne arrestimit prokurori Kondili ka vecuar aktet per vazhdimin e hetimeve. Sipas dosjes me nr. 113 sasia prej 1 kg kokaine e sekuestruar mesditen e dates 19 nentor 2010 eshte nisur nga Panamaja nga Edwin David Arias Trujillo.
Droga ishte fshehur brenda nje motor/gjeneratori elektrik te paketuar ne nje pako dhe derguar nepermjet nje agjencie te njohur postare me destinacion Tiranen. Emri i pritesit mbante inicialet A.T por qe dyshohet se ishte fiktiv-thuhet ne dosjen e perpiluar nga prokurori Kondili.
Per nisjen e kesaj sasie kokaine nga Panamaja drejt Shqiperise Sherbimi Informativ Shteteror kishte sinjalizuar Policine dhe Prokurorine per Krime te Renda. Sherbimi inteligjent kishte siguruar informacionin se nga Panamja drejt Shqiperise do te vinte nje sasi prej 2.5 kg kokaine.
Prokuroria e Pergjithshme me kontaktet zyrtare njoftoi palen amerikane dhe ate italiane per sasine e droges qe pritej te vinte ne Shqiperi nepermjet nje agjencie postare. Pasi autoritetet amerikane ishin paralajmeruar ata gjate skanimit te pakove postare kishin identifikuar sasine e kokaines te fshehur ne nje motor/gjenerator elektrik.
Bazuar ne te dhenat e marra autoritetet amerikane kane lajmeruar policine italiane e cila me te marre ne dorezim pakot e ardhura nga SHBA-ja lokalizoi ate me kokaine. Asaj autoritetet e drejtesise amerikane i kishin vendosur nje pajisje lokalizuese GPS. Ne momentin e konstatimit te pakos Roja Financiare Italiane angazhoi nje person te sajin per te ndjekur procedurat e dorezimit te kontrolluar qe do behej ne Shqiperi-thuhet ne dosje.
Agjenti italian fluturoi per ne Rinas me avionin ku ndodhej pakoja e agjencise postare se bashku me nje kompjuter portativ qe lokalizonte levizjet e pakos ku ndodhej kokaina. Me te mberritur ne Shqiperi policia arrestoi te dyshuarit e kesaj sasie malli Arben Uku dhe Ilia Xoxe.
Nderkohe Prokuroria e Krimeve te Renda qe me date 15 nentor kishin nisur pergjimet ndaj te pandehurve Uku dhe Xoxe te cilet ishin pritesit e droges sipas porosive qe merrnin me ane te telefonit nga nje shtetas shqiptar qe ndodhej ne Holande.
Me tu dorezuar pakoja me drogen qe ndodhej brenda prane agjencise postare eshte shfaqur i pandehuri Xoxe i cili me ane te mashtrimit i ka kerkuar shtetasit E.T. qe te terheqe pakon pasi vete nuk kishte karten e identitetit me vete.
Sapo ka terhequr pakon dhe ia ka dorezuar te pandehurit Xoxe adoleshenti eshte larguar ndersa dy te pandehurit Uku dhe Xoxe jane takuar se bashku per pak minuta ne makine ku kane konstatuar drogen dhe me pas jane larguar nga njeri-tjetri per tu takuar me vone. Por pikerisht ne kete moment ka nderhyre policia duke i arrestuar.
Pas arrestimit dy te pandehurit ne ambientet e Drejtorise se Policise jane pergjuar ku i pandehuri Xoxe si ish-punonjes policie duke ditur se po pergjoheshin kane sajuar alibi te ndryshem per te devijuar hetimet e nisura ndaj tyre.