E Shtunë, 31 Tetor 2026

A Beautiful Mind

Një prej mendjeve më të ndritura të shqiptarëve, Arbën Xhaferi, vdiq të mërkurën si pasojë e gjakderdhjes në tru. Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, u vlerësua lart figura e tij prej intelektuali dhe politikani.

Arbën Xhaferi ka vdekur të mërkurën në Shkup, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (gjakderdhje në tru), të pësuar ditë më parë në banesën e tij në Tetovë.

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, i diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitet ‘90, ishte dërguar në spital në gjendje kome.

Vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku Slobodan Damjanoski, në spitalin e Neurokirurgjisë në kryeqytetin maqedonas.

“Xhaferi vdiq sot në orën 15 e 50 minuta. I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq, ndodhi më e keqja”, ka thënë Damjanoski.

Ditëve të fundit, mjekët nuk kishin dhënë prognoza optimiste për gjendjen e Xhaferit duke thënë se dy javët e para pas sulmit do të ishin vendimtare për jetën e tij.

“Për të paktën dhjetë ditë deri dy javë konsiderohet si periudhë e rrezikshme për jetën, ndërsa më pas mund të shpresojmë në përmirësime të dukshme. Për momentin, nuk ka ndryshim, por gjendja mbetet stabile dhe pa përkeqësime. Në këtë situatë nuk mund as të diskutojmë për kirurgjikale, ndërsa vetëm pas dy javëve, mund të shpresojmë në diçka më mirë”, kishte thënë mjeku Vladimir Mirçevski.

Xhaferi ka lindur në Tetovë më 24 janar 1948. Ai ka studiuar Filozofinë në Beograd. Gjatë viteve tetëdhjetë, Xhaferi ka punuar në Radiotelevizionin e Prishtinës, ku ka drejtuar sektorin e kulturës.

Më pas, ai i është kthyer vendlindjes së tij, Tetovës, ku menjëherë pas fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, ka themeluar Partinë Demokratike Shqiptare, të cilën e ka udhëhequr deri më 2007.

Po këtë vit, Xhaferi është tërhequr nga politika aktive.

Xhaferi ishte një ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Ai ishte pjesë e Qeverisë së Maqedonisë gjatë bombardimeve të NATO’s më 1999, kur qindra mijëra shqiptarë nga Kosova ishin dëbuar në shtetin maqedonas nga forcat ushtarake dhe policore serbe.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›