Agani merr premtime për njohje të shpejta

Ministri Ferid Agani ka marr premtime nga përfaqësues të shteteve të Organizatës Islamike se çështja e njohjes së Republikës së Kosovës do të diskutohet nga këto shtete më seriozisht.
Ministri Agani tha për Radio Kosovën se pret njohje të shpejta nga Egjipti, Alegjeria, Tunisi dhe Jemeni.
Ministri Agani i cili po merr pjesë së bashku me ministrin Jagcillar në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik lidhur me gjendjen në Siri,konsideron se prezenca e Kosovës ka qenë e një rëndësie të veçantë duke thënë se kjo situatë është shfrytëzuar mjaft mirë për avancimin e çështjes së Kosovës, rreth njohjeve.
Agani tha se është takuar edhe me diplomatët e shteteve të Xhibutit, Malit, Sudanit, Marokut, Somalisë e Jordanisë.