Daci: Kosova do të dalë humbëse nga bisedimet me Serbinë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Akademik Nexhat Daci, tha se me Beogradin duhet të bisedohet patjetër por nëse ky dialog fillon shpejt Kosova do të dalë humbëse gjithsesi pasi që nuk është e përgaditur për këtë proces.
Në një intervistë për RTV 21, Daci tha se në bisedimet eventuale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit,duhet të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.
Sa i përket rolit të opozitës në tërë këto zhvillime,Daci tha se në këtë kuptim opozita nuk ekziston.
Daci, tha se në 12 vitet e fundit Kosova kurrë nuk ka pasur parlament më të dobët se sa që ka tani.