Nis misionin ambasadorja e re e SHBA'së

Nesër do të nisë zyrtarisht misionin e saj diplomatik në Kosovë, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Jacobson.
Ditën e parë të punës, ajo do të pritet te Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës do t’ia dorëzojë letrat kredenciale.
Ambasadorja Jacobson e zëvendëson ambasadorin e deritashëm Christopher Dell, i cili do të shkojë në detyre të re.